Klubi nuk i shpëton rënies nga liga shkaku i zhveshtores

Klubi nuk i shpëton rënies nga liga shkaku i zhveshtores

18 janar 2019 11:20

Klubi anglez Aylesbury ka thënë se largimi nga liga është i pashmangshëm pasi nuk mund të zgjerojnë zhveshtoren për t’iu përmbajtur rregullave të Federatës së Futbollit të Anglisë.

Ekipi rajonal ka zhveshtoren me 12 metra katrorë, por deri më 31 mars do ta zgjerojnë në 18 metra katrorë.

Klubet që dështojnë të kompletojnë punën deri në korrik, do të bien një rang më poshtë.

“Klubi fatkeqësisht e ka kuptuar se afati nuk mund të arrihej”, ka thënë Aylesbury.

“Edhe pse njerëzit e përfshirë në klub janë të pikëlluar me situatën, mund të sigurojmë të ardhmen tonë duke bërë një hap prapa tani, por që më vonë të ecim përpara”, thuhet në njoftimin e klubit.

Aylesbury është vetëm një pikë larg zonës së largimit në Southern League Division One Central.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme