Sport

Klubi anglez pas Piatekut, presidenti preferon t’ia shesë Milanit

West Ham Unitedi është në garë për talentin e Serisë A, Krzysztof Piatek, e madje edhe kanë pranuar të paguajnë dëmshpërblimin prej 40 milionë eurosh.

Sipas Sportitalias, gjithçka pritej të mbyllej në favor të ekipit anglez, por presidenti i Genoas, ekipit ku luan Piateku, ka ndërhyrë për ta penguar këtë transferim, transmeton KTV.

Kjo pasi presidenti i klubit Preziosi ia kishte premtuar lojtarin Milanit, që sipas medias italiane, janë shumë afër të finalizojnë kalimin.