Ujkani drejt largimit nga Turqia, flet për interesimin e Milanit për Zhegrovën

Ujkani drejt largimit nga Turqia, flet për interesimin e Milanit për Zhegrovën

17 January 2019 23:04

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, nuk është i kënaqur me trajtimin dhe minutazhën te skuadra turke, Caykur Rizespor.

Në një intervistë për ‘TuttoMercatoWeb’, Ujkani nuk ka përjashtuar edhe rikthimin në Itali.

“Nuk jam i lumtur se nuk po luaj. Situata në klub është e keqe dhe na duhet një mrekulli për të shpëtuar. Nuk është një moment i mirë, pasi unë kam ardhur për të luajtur”, është shprehur Ujkani, transmeton KTV.

Ai i ka thënë edhe menaxherit të vet që dëshiron të luajë më shumë dhe ka folur edhe me zyrtarët e klubit.

Ujkani humbi vendin edhe tek ekipi kombëtar i Kosovës, në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, kur përzgjedhësi Challandes preferoi ta nisë lojën me të riun Arianet Muriqi.

Dhe, kapiteni nuk ka folur rreth kësaj, por ai ka pasur fjalë për Edon Zhegrovën e Kosovës, që ditë më parë u spekulua si një përforcim i mundshëm i Milanit.

“Zhegrova është i ri dhe ka përkrahjen time. Ai ka cilësi të njëjta me Dybalan. Shpresoj që të vijë te Milani. Në fushë ai është ende një fëmijë, por me Gattuson ai mund të bëhet burrë, pasi ai është trajneri i duhur për të. Është tamam Messi, siç i thonë”, ka thënë Ujkani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme