Chelsea arrin marrëveshje me Juventusin për Higuainin

Chelsea arrin marrëveshje me Juventusin për Higuainin

16 January 2019 23:57

Chelsea ka arritur marrëveshje me Juventusin për ta transferuar në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni sulmuesin Gonzalo Higuain, raporton Sky Italia.

Mësohet se huazimi mund të vazhdohet edhe për 12 muaj të tjerë me disa kushte, transmeton Koha.net.

Higuaini është i huazuar te Milani deri në fund të këtij sezoni, me opsionin që “Rossonerët” ta blejnë atë.

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri dëshiron që ta sjellë sulmuesin argjentinas në Stamford Bridge, përkundër shqetësimeve nga bordi i klubit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme