Sport

Emery e do shitjen e Ozilit për të blerë lojtarë në janar

Unai Emery, trajneri i Arsenalit, dëshiron ta shesë mesfushorin Mesut Ozil.

Sipas “Daily Mail, trajneri spanjoll, dëshiron të gjejë një rrugë dalje për mesfushorin para përfundimit të afatit kalimtar të janarit, në mënyrë që të sigurohen fonde për sjelljen e lojtarëve të rinj.

Emery thuhet se ka marrëveshje me Denis Suarezin e Barcelonës, por klubi katalanas po e pengon huazimin pasi duan që ta shesin lojtarin gjatë janarit, diçka që londinezët po refuzojnë ta bëjnë.