Sport

Tottenhami dëshiron 310 milionë funte për Kanen

Foto: Reuters

Real Madridi duhet të thyejë rekord nëse dëshiron ta transferojë Harry Kanen nga Tottenhami.

Sipas “The Sun”, klubi londinez ka kërkuar 310 milionë funte për anglezin.

Kane është cak i Realit qe një kohë të gjatë.

Reali mbeti pa sulmuesin kryesor vitin e shkuar, pasi Cristiano Ronaldo u largua në drejtim të Juventusit.

Karim Benzema dhe Gareth Bale udhëheqin Realin sivjet me 12 dhe 10 gola në të gjitha garat, por të dy mund të shiten nëse Reali dëshiron të ketë sulmuesin e shumëkërkuar.