Max Allegri ka konfirmuar se Juventusi do të jetë pa mbrojtësin Medhi Benatia në Superkupën e Italisë ndaj Milanit.
“Zonja e Vjetër” do të udhëtojë pa Benatian në Jeddah të Arabisë Saudite për t’u përballur me Milanin në Superkupë.
“Benatia u lëndua në ije gjatë nxehjes, prandaj ai s’do të luajë në Jeddah. Tashmë jemi edhe pa Andrea Barzaglin, por shpresojmë të rikthehet Joao Cancelo”, është shprehur ai.