Sport

Southgate në listën e ngushtë për ta marrë drejtimin e Unitedit

Manchester Unitedi ka shtuar në listën e ngushtë për trajner të skuadrës edhe menaxherin e kombëtares angleze, Gareth Southgate, raporton The Telegraph.

Duket se Mauricio Pochetino, që është i preferuari i Unitedit, nuk do të largohet nga Tottenhami dhe kjo ka shtyrë klubin nga Old Trafford të mendojë për një kandidatë tjetër, transmeton koha.net.

Derisa në anën tjetër Southgate ka udhëhequr me shumë sukses Anglinë në Kupën e Botës, duke çuar “Tre Luanët” deri në gjysmëfinale.

E besimi i tij në lojtarët e rinj e bëjnë atraktiv që ta merr postin e trajnerit të Unitedit.