Kololli po vazhdon me ritmin e vitit të kaluar

Kololli po vazhdon me ritmin e vitit të kaluar

10 January 2019 09:41

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, po vazhdon me ritmin e vitit të kaluar.

Ai shënoi dy gola në ndeshjen e parë të Zuerichut për këtë vit. Zuerichu të mërkurën në ndeshje miqësore mposhti skuadrën tjetër zvicerane Aarau me rezultatin 4:3.

Kololli shënoi dy golat e parë në ndeshjen e luajtur në Zuerich. Të parin e realizoi në minutën e 40-të nga penalltia, kurse të dytin pas dy minutash (42') nga loja, shkruan sot Koha Ditore.

Golin e tretë e shënoi futbollisti tjetër shqiptar, Lavdim Zumberi.

Kololli 26-vjeçar në pjesën vjeshtore të edicionit 2018\2019 në Superligën e Zvicrës shënoi gjashtë gola dhe dha katër asistime në 17 paraqitje. Në pesë ndeshje të Ligës së Evropës shënoi një gol dhe dha dy asistime, kurse dy gola në dy ndeshje i shënoi edhe në kuadër të Kupës së Zvicrës.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme