Sport

Porto rikthen Pepen

Porto ka konfirmuar rikthimin e qendërmbrojtësit Pepe si lojtar i lirë.

Portugezi kishte mbetur pa ekip pasi mbylli kontratën me Beshiktashin muajin e shkuar dhe tani ka nënshkruar për klubin të cilin e përfaqësoi mes viteve 2004 dhe 2007 para se të kalonte një dekadë te Real Madridi.

35-vjeçari synon të fitojë titullin e ligës në Portugali.