Sport

Napoli merr talentin e Genoas

Napoli ka transferuar talentin e Genoas, Christian Kouame.

Sipas “Corriere dello Sport” marrëveshja mes Napolit dhe Genoas, do të finalizohet të mërkurën, kur edhe lojtari do t’i kryej testet mjekësore, transmeton KTV.

Drejtuesit e Napolit kanë paguar 20 milionë euro për të marrë shërbimet e sulmuesit, i cili do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare dhe ku do të përfitojë pagë prej 500 mijë eurove në sezon.

Kouame në këtë sezon ka shënuar 3 gola në 20 ndeshje, mes kampionatit italian dhe Kupës së Italisë.