E ardhmja e mesfushorit të Chelseat, Cesc Fabregas, mbetet e paqartë.
Për mesfushorin spanjoll interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane që e dëshirojnë lojtarin, transmeton KTV.
Por, së fundi sipas “SkySports”, Chelsea dhe Monaco, kanë arritur marrëveshje për një transferim të Fabregasit, në kampionatin francez.
Ish-bashkëlojtari i Fabregasit, tek Arsenali, tani trajneri i Monacos, Tiery Anrry, thuhet se e ka bindur lojtarin të transferohet në Francë.
Për 31-vjeçarin interesim kishte shprehur edhe Milani.