Lista e lojtarëve të lënduar të Arsenalit është e gjatë. Të paktën pesë lojtarë do t'i mungojnë Arsenalit në derbin ndaj Liverpoolit, ndërsa i vetmi që mund të bëjë rikthimin është mbrojtësi Shkodran Mustafi.
Sipas "indipendent.co.uk", gjasat që Mustafi të kthehet në ndeshjen e së shtunës megjithatë nuk janë shumë të mëdha.
Liverpooli e Arsenali takohen të shtunën (sot) prej orës 18:30 në ndeshjen e javës së 20-të të Premier Leagues së Anglisë në futboll. Arsenali është i pesti me 38 pikë, ndërsa Liverpooli është lider me 51 pikë.
Mustafi së fundi ka luajtur për Arsenalin në kampionat më 8 dhjetor ndaj Huddersfieldit. Prej atëherë i ka lëshuar tri ndeshje për shkak të telasheve me muskulin e kofshës.
-
29 dhjetor 2018 11:20
-
Shpërndaje në: