Sport

Atalanta ndal Juven

Foto: Reuters

Atalanta ka ndalur hovin e Juventusit në Serie A, duke barazuar me rezultat prej 2 me 2.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e dytë, kur Berat Gjimshiti shënoi autogol, transmeton Koha.net.

Zapata barazoi shifrat në minutën e 24, e i dha epërsinë Atalantas në minutën e 56. Në të dy rastet për të asistoi Gomezi.

Nga minuta e 53 Juventusi ishte me një lojtar më pak në fushë kur Bentancur u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

E një pikë Juventusit ia mohoi Cristiano Ronaldo në minutën e 78 pas asistimit nga Mario Manxhukiq.

Në krye të tabelës Juventusi ka 50 pikë, kurse Atalanta në vendin e shtatë ka 25 pikë.