Kryetrajneri i klubit të karatesë “Sharri”, Shemsi Shaqiri, është shpallur më i miri i vitit në 2018.
Në shpalljen e më të mirëve që është bërë dje në Ferizaj, në mesin e sportistëve më të mirë janë shpallur edhe 4 nxënës të këtij klubi.
Sportist i vitit për pionier më të mirët e Ferizajt janë shpallur Artiol Shaqiri dhe Fatjon Bajrami, për junior më e mira është shpallur Rona Emerllahu, kurse për senior Altin Maloku, transmeton KosovaPress.
Gjatë vitit që lamë pas, karateistët e “Sharrit”, kanë arritur shumë suksese, duke marr shumë medalje dhe kupa në garat ndërkombëtare.