Solskjaeri e nis me fitore bindëse aventurën tek Unitedi Foto: Reuters

Solskjaeri e nis me fitore bindëse aventurën tek Unitedi

22 December 2018 20:17

Ole Gunnar Solskjaer e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij si trajner i Manchester Unitedit, duke shënuar fitore të thellë në udhëtim te Cardiffi.

Unitedi i Solskjaerit, që e zëvendësoi Mourinhon e shkarkuar, shënoi fitore prej 1 me 5, transmeton Koha.net.

Rashford, Herrera, Martial shënuan nga një gol, derisa dy herë shënoi Lingardi. Pogba bëri dy asistime në këtë takim.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Camarasa.

vendin e gjashtë Unitedi tani ka 29 pikë, e Cardiffi në vendin e 17 ka 14 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme