Sport

Crystal Palace i bën favor Liverpoolit, mposht Cityn

Manchester City ka bërë një hap fals në garën për titull të Premier Ligës.

Kampioni anglez pësoi në shtëpi nga Crystal Palace me rezultat prej 2 me 3, transmeton Koha.net.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 27 përmes Gundoganit.

Por, mysafirët shënuan dy gola të shpejtë në minutat 33 e 35. Schlupp e Townsend shënuan për Crystalin.

Në pjesën e dytë Milivojeviqi e çoi rezultatin në 1 me 3.

Kurse City e tëra që bëri ishte ngushtimi i rezultatit në 2 me 3 përmes De Bruynes që shënoi në minutën e 85.

Në vendin e dytë, me katër pikë prapa Liverpoolit, Manchester City ka 44 pikë. Derisa Crystal Palace në vendin e 14 ka 18 pikë.