Lazio ka mposhtur Cagliarin me rezultat 3 me 0 për të marrë pozitën e katërt në tabelë dhe për të vënë në presion Milanin që përballet he Fiorentinan.
Mesfushori serb Milinkoviq-Saviq realizoi golin e parë në minutën e 12 para se Acerbi të shënonte për 2 me 0.
Golin e tretë dhe të fundit për Lazion e realizoi Luliq, ndërsa golin e nderit për mysafirët e realizoi Joao Pedro në minutat shtesë të takimit.
Në portë për klubin nga Roma ishte Thomas Strakosha ndërsa në bankë rezervë ishin Valon Berisha e Riza Durmishi.