Sport

KB Prishtina të mërkurën rikthen në kryeqytet emocionet e FIBA Europe Cup

KB Prishtina të mërkurën rikthen në kryeqytet emocionet e FIBA Europe Cup
Foto: Ilustrim
 

Klubi i Basketbollit nga kryeqyteti Z Mobile Prishtina të mërkurën do ta ketë ndeshjen e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup ndaj kampionit të shumëfishtë hungarez Szolnoki Olaj.

Prishtina që tashmë luan në raundin e dytë të kësaj gare të madhe ndërkombëtare në ndeshjen e parë humbi në Gjermani dhe tashmë është pikërisht momenti i duhur për tu kthyer me një fitore eventuale ndaj ekipit hungarez, transmeton Koha Ditore.