Sport

James e Ball realizojnë “triple-double” në fitoren e thellë të Lakersit

James e Ball realizojnë “triple-double” në fitoren e thellë të Lakersit
 

LeBron James dhe Lonzo Ball arritën të realizonin "triple-double", ndërsa udhëhoqën LA Lakersin drejt fitores 128:100 të shtunën mbrëma në udhëtim ndaj Charlottes. Ishte fitorja e tretë e Lakersit në katër ndeshjet e fundit.

James realizoi 24 pikë, 12 kërcime e 11 asistime, ndërsa Ball kishte 16 pikë, 10 kërcime e 10 asistime. Është vetëm hera e dytë që dy lojtarë të Lakersit shënojnë "triple-double" në të njëjtën ndeshje. Së fundi e kishin arritur këtë Magic Johnson e Kareem Abdul-Jabbar më 22 janar të të vitit 1982, shkruan sot Koha Ditore.