Griezmanni vendimtar në fitoren e Atleticos ndaj Valladolidit Foto: Ilustrim

Griezmanni vendimtar në fitoren e Atleticos ndaj Valladolidit

15 December 2018 18:03

Atletico Madridi ka shënuar fitore prej 2 me 3 në udhëtim te Valladolidi.

Kaliniq kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 26 pas asistimit nga Griezmanni, i cili në minutën e fundit të pjesës së parë e dyfishoi epërsinë duke shënuar nga penaltia, transmeton Koha.net.

Pjesën e dytë vendasit e nisën furishëm, duke arritur të barazojnë shifrat. Calero ngushtoi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 57, kurse shifrat i barazoi Saul me një autogol, gjashtë minuta më vonë.

Por, Atletico nuk lejoi befasi, dhe arriti të shënojë golin e fitores në minutën e 80.

Ishte Griezmanni që shënoi pas asistimit nga Saviqi.

Në vendin e dytë Atletico ka 31 pikë. Kurse Valladolidi në vendin e 12 ka 20 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme