Sport

Olympiakosi eliminon Milanin nga Liga e Evropës

Shtatë herë kampioni i Evropës, Milani është përshëndetur nga Liga e Evropës pas humbjës që pësoi në udhëtim tek Olimpiakosi.

Vendasit shënuan fitore prej 3 me 1, transmeton Koha.net.

Cisse kaloi vendasit në epërsi, kurse një autogol nga Zapata dyfishoi epërsinë e vendasve, i cili shënoi në portën e gabuar në minutën e 70.

E pas dy minutash Zapata përmirësoi gabimin duke ngushtuar rezultatin në 2 me 1 duke shtuar gjasat që Milani të kalonte fazën e grupeve.

Megjithatë në minutëne 81 u akordua penalti për klubin grek, të cilin në gol e shndërroi Fortounisi.

Në Grupin F si lider Betisi shkon tutje me 12 pikë. Kurse Olympiakosi në vendin e dytë me 10 kalon fazën, e po aq pikë pati Milani por renditet në vendin e tretë. Në vendin e fundit Dudelange ka një pikë.