Sport

Liverpooli e pret Napolin në “finalen” e grupit

Nënkampioni i Evropës, Liverpooli, duhet të fitojë të martën në shtëpi ndaj Napolit dhe kjo me rezultat më bindës, nëse dëshiron të sigurojë kalimin në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli futet në xhiron e fundit nga vendi i tretë me tri pikë disavantazh ndaj Napolit. Skuadra lidere e Premier Leagues do të kalojë tutje nëse siguron fitore 1:0, apo nëse pranon gol duhet të fitojë me dy gola dallim.

“Ne kemi mundësi që me një rezultat të caktuar ende të kalojmë tutje në Ligën e Kampionëve. Ky stinor në Ligën e Kampionëve nuk na ka ecur aq mirë. Por duhet të jemi maksimalisht të përgatitur për sfidën e së martës. Është ndeshje e madhe, njerëzit tanë e dinë këtë dhe e di se janë të gatshëm”, ka thënë trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp. “Ne duhet të krijojmë një atmosferë të veçantë me mënyrën se si luajmë dhe duhet të përdorim atë atmosferë në favorin tonë. Po shikoj para në këtë ndeshje. Deri më tash në shtëpi kemi qenë të mirë, por duhet të jemi edhe më të mirë në sfidën ndaj Napolit”.

Në ndeshjen e parë mes dy skuadrave në Itali, Napoli fitoi me shifrat 1:0... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)