Sport

Di Francesco afër largimit nga Roma, Conte shihet si zëvendësues

Pas rezultateve të dobëta në Serie A, me skuadrën e Romës, e ardhmja e trajneri Eusebio Di Francesco është e pasigurt.

Barazimi i fundit në kampionat i ka lëkundur karrigen trajnerit italian. Forma e dobët e skuadrës romake këtë sezon ka bërë që drejtuesit e klubit të kërkojnë trajner të ri.

Sipas mediave italiane së fundit Roma, është duke synuar ta sjellë në “Olimpico”, trajneri Antonio Conte.

Ky i fundit është i papunë që prej largimit nga Chelsea.

Roma aktualisht në Serie A, është në pozitën e tetë me 21 pikë të shënuara.