Sport

Ademi e quan për lakmi stinorin vjeshtor në futbollin e Kosovës

Stinor për lakmi e ka quajtur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, pjesën e parë të sezonit 2018/19 në Kosovë.

Në një publikim në faqen e FFK-së, Ademi ka thënë se ndihet krenar me atë që kanë treguar të gjithë aktorët e futbollit në stinorin vjeshtor.