Sport

Di Francesco vazhdon ta ketë besimin e Romës

Raportohet se Roma vazhdon ta mbështesë trajnerin Eusebio Di Francesco, përkundër rezultateve jo të mira.

Madje, mbrëmë Roma nuk arriti të arkëtojë pikët e plota ndaj Cagliarit megjithëqë ishte duke fituar me rezultat prej 0-2, me vendasit që arritën të barazojnë shifrat në fund të takmit me dy lojtarë më pak në fushë, transmeton Koha.net.

Sky Sport Italia raporton se sot është klubi sot ka kërkuar që ekipin ta largojë nga stërvitjet deri në ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve ndaj Viktoria Plzenit.

Presidenti James Pallotta raportohet se është irrituar nga Di Francesco pas rezultateve të dobëta, megjithatë ëstë drejtori sportiv i Romës Monchi ai që vazhdon t’i japë mbështetje trajnerit italian.

Vincenzo Montella, Paulo Sousa e Antonio Conte raportohet se janë kandidatët që mund ta zëvendësojnë Di Francescon në krye të Romës.