Krerët e FFK-së bëjnë homazhe te varri i Vokrrit

Krerët e FFK-së bëjnë homazhe te varri i Vokrrit

09 December 2018 13:36

Udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Kosovës me rastin e gjashtë mujorit të vdekjes së ish-presidentit të tyre Fadil Vokrri, kanë bërë sot homazhe te varri i tij.

“Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në shoqëri të nënkryetarëve të KE-së, Bakir Burri, Agim Dibrani e Predrag Joviq, anëtarëve të KE-së, Vjollcë Krasniqi, Xhelal Broja e Ilaz Mjaku dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, sot, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, tashmë të ndjerë, Fadil Vokrri, në gjashtë mujorin e vdekjes së tij”, bën të ditur FFK-ja përmes faqes zyrtare.

Më tutje thuhet se të pranishëm ishin edhe bashkëpunëtorë e familjarë të ish-presidentit Vokrri, pastaj drejtuesit dhe futbollistët e KF ‘Llapi’, drejtuesit e grupit të tifozëve “Dardanët” dhe dashamirë të ish-presidentit.

Me këtë rast u vendosen kurora lulesh dhe u bënë nderime për veprën dhe karrierën e legjendës, Fadil Vokrri.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme