Leo Messi është duke kaluar në një formë të shkëlqyer këtë sezon në La Liga, e sot ka vendosur edhe një rekord të ri të golave në elitën e futbollit spanjoll.
Ylli argjentinas shënoi dy gola në fitoren prej 0-4 ndaj rivalit lokal Espanyolit, transmeton Koha.net. E me këto dy gola ai arrin në kuotën e 11 golave këtë edicion në La Liga, derisa ka bërë edhe 8 asistime.
Me këtë rast Messi bëhet lojtari i vetëm në histori të La Ligës që ka shënuar më tepër se 10 gola në 13 sezone radhazi.
“Messi është lojtari i vetëm në histori të La Ligës që ka shënuar më shumë se 10 gola në 13 sezone radhazi”, thotë OptaJose.
-
9 dhjetor 2018 00:31
-
Shpërndaje në: