Sport

Barça pa problem në derbin e Katalunisë, shkëlqen Messi

Descriptive Text

Me dy gola e një asistim Leo Messi ka qenë vendimtar në derbin e sotëm të Katalunisë.

Barcelona e mposhti në udhëtim Espanyolin me rezultat bindës prej 0-4, transmeton Koha.net.

Messi shënoi golin e parë në minutën e 17, për të asistuar pas nëntë minutash për Dembelen.

E në minutën e fundit të pjesë së parë Luis Suarez shënoi për 0-3. Për të asistoi Dembele.

E golin e fundit e shënoi Messi në minutën e 65.

Barcelona në krye të tabelës ka 31 pikë, derisa Espanyoli në vendin e nëntë ka 2 pikë.