De Jongu vendos për transferimin te PSG-ja

De Jongu vendos për transferimin te PSG-ja

07 dhjetor 2018 14:56

Të enjten u raportua nga mediat e huaja se talenti i Ajaxit, Frankie de Jong mund të transferohet te Barcelona, por De Telegraaf shkruan tani se ai e ka zgjedhur Paris Saint-Germainin.

Holandezët shkruajnë se De Jong e ka mbyllur marrëveshjen me përfaqësues të klubit parisien.

Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, ka qenë i pranishëm në takim me kampionët e futbollist francez, e për të do të paguajnë 75 mln euro.

De Jongu ka qenë synim kryesor për Barcelonën dhe Manchester Cityn, pasi talenti holandez 21-vjeçar ka shkëlqyer deri tani me ekipin e Ajaxit dhe Holandën.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme