Kosova përfiton nga vendimi për t'i bërë miqësoret obligative Foto: Koha / ilustrim

Kosova përfiton nga vendimi për t'i bërë miqësoret obligative

Faton Polisi 06 dhjetor 2018 09:55

Ndeshjet kualifikuese për Euro2020 nisin në marsin e vitit të ardhshëm, kur përfaqësueset duhet të luajnë nga dy ndeshje. E ato përfaqësuese që e kanë të caktuar ta luajnë vetëm një ndeshje kualifikuese, siç është rasti i Kosovës që më 25 mars do të ndeshet me Bullgarinë, duhet ta luajnë edhe një miqësore.

Ky është vendimi i UEFA-s. Secila skuadër duhet të luajë ndeshje në terminët e lirë, qoftë kualifikuese, qoftë miqësore.

Dhe për datën 22 kur ekipet e tjera në grupin e Kosovës do të luajnë ndeshje kualifikuese, janë të lira katër shtete për miqësore, por një - Serbia - bie nga opsioni.

Të lira në këtë datë janë: Gjermania, Danimarka dhe Uellsi. Në rast se nuk arrin marrëveshje me ndonjë prej tyre, Federata e Kosovës mund të shikojë për rival jashtë Evropës, e në rast se nuk gjen prapë, atëherë UEFA ia siguron një...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme