Sport

S’ka fitues në derbin Roma – Inter

Roma dhe Interi kanë ndarë pikët në derbin e kësaj jave në Serie A.

2 me 2 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, me Interin që e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 37 përmes Keita Baldes, transmeton Koha.net.

Shifrat i barazoi Underi në minutën e 51.

Interi kaloi sërish në epërsi përmes Icardit që shënoi në minutën e 66 pas asistimit nga Brozoviqi.

Megjithatë Roma nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në minutën e 74 përmes Kolarovit.

Në vendin e dytë Interi ka 29 pikë, kurse Roma në të shtatin ka 20 pikë.