Sport

Prishtina mban kreun me fitoren ndaj Dritës

Prishtina ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt titullit të Supërligës së Kosovës.

Klubi nga kryeqyteti kosovar ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Dritës, të cilën e mposhti me rezultat prej 2 me 0, transmeton Koha.net.

Ishte Meriton Korenica që shënoi golin e parë për vendasit kur po luhej minuta e 56. Kurse golin e dytë për vendasit e shënoi Abdul Basit në minutën e 90+4.

Në krye të tabelës Prishtina tani ka 40 pikë, kurse Drita në vendin e gjashtë ka 23 pikë.