Derbi i Londrës ndërmjet Arsenalit dhe Tottenhamit i ka takuar të parit, transmeton Koha.net.
Spektakël golash prodhoi derbi i sotëm londinez, gjithsej gjashtë gola u shënuan, me vendësit që arkëtuan pikët e plota duke fituar me rezultat prej 4 me 2, transmeton Koha.net.
Aubameyang kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 10.
Tottenhami u kundërpërgjigj në pjesën e parë duke përmbysur rezultatin me golat e Dierit dhe Kanet.
Por, në pjesën e dytë Arsenali ishte i papërmbajtshëm duke shënuar tre gola. Aubameyang, Lacazette e Torreira shënuan për t’ia dhënë pikët e plota Arsenalit.
Në minutën e 85 Tottenhami mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Vertonghen u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në vendin e katërt Arsenali ka 30 pikë, po aq sa ka edhe Tottenhami në një pozitë më poshtë.