Sport

Derbi zhvillohet të dielën, Prishtina e pret Dritën në “Fadil Vokrri”

Foto: Koha / Ilustrim
 

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të dielën në ora 15:00, do të zbarkojnë nënkampionia dhe kampionia në fuqi e elitës së futbollit tonë.

Prishtina do të luajë kundër Dritës në xhiron e 17-të, që është edhe e fundit e sezonit vjeshtor dhe kryendeshja e fundjavës, transmeton KTV.