Sport

Kosova “po ndihmon” të ndalet diskriminimi i sportistëve në botë

Kosova “po ndihmon” të ndalet diskriminimi i sportistëve në botë

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, ka falënderuar Spanjën për angazhimin e saj për të siguruar se në të ardhmen sportistët e Kosovës nuk do të diskriminohen në ngjarjet sportive që do të organizohen në këtë vend, shkruan sot Koha Ditore.

Presidenti i KON-it, Bach, të enjten në ditën e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Asociacionit të Komiteteve Olimpike (ANOC), që u mbajt në Tokio, kërkoi që shembulli i Spanjës të ndiqet edhe nga shtetet e tjera që nuk e kanë njohur Kosovën e që po u nxjerrin telashe sportistëve kosovarë. Ka shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, por sportistëve nuk u nxjerrin telashe.