Kosova, “pjesë e konfuzitetit” që i është shtuar shortit

Kosova, “pjesë e konfuzitetit” që i është shtuar shortit

30 November 2018 09:31

Të dielën në Dublin do të hidhet shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit të vitit 2020. Dhe, si kurrë më parë, shorti do të jetë i dirigjuar.

Ndryshe nga e kaluara, kur vetëm politika ndikonte në dirigjim të shortit, në mënyrë që shtete të caktuara me marrëdhënie jo të mira diplomatike të mos bien në të njëjtin grup eliminator, kësaj here do të ketë edhe kufizime tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Shembull, do t'u ofrohet mundësi më e madhe 12 shteteve nikoqire të Evropianit për t'u kualifikuar, do të ketë kufizime të ndeshjeve në vende dhe muaj të caktuar për shkak të kushteve atmosferike dhe po ashtu do të ketë shtete që nuk mund të jenë në të njëjtin grup për shkak të distancave të mëdha mes tyre.

Pjesë e këtyre ndarjeve është edhe Kosova, që për arsye politike nuk mund të jetë në një grup eliminator me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme