Agjenti nuk përjashton mundësinë që Bale të transferohet në Serie A Foto: Reuters

Agjenti nuk përjashton mundësinë që Bale të transferohet në Serie A

29 November 2018 17:25

Jonathan Barnett, agjent i Gareth Balet, nuk e ka përjashtuar mundësinë që klienti i tij një ditë të transferohet në Serie A, raporton Diario Sport.

Ai thotë se uellsiani momentalisht është i lumtur te Real Madridi, megjithatë në të ardhmen mund të transferohet te ndonjë klub italian, transmeton Koha.net.

“A mund të luajë ai në Itali? Momentalisht ai është i lumtur në Madrid, nëse mendoj për të ardhmen asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë Barnett për Tuttosport.

Bale gjithashtu është lidhur me një kalim në Premier Ligë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme