Sport

Përurohet stadiumi ndihmës i futbollit në Skenderaj

Descriptive Text

Gjatë ditës së sotme në Skenderaj është përuruar stadiumi ndihmës i futbollit, projekt i bashkëfinancuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe UEFA.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se stadiumi plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret e UEFA-s. Ai ka thënë se më s’do të ketë probleme për futbollistët.

“Është një stadium, i cili i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret, po flasim për fushën të nivelit të standardeve të Evropës. Është hera e parë që një terren i tillë gjendet në Ballkan, jo vetëm në Kosovë por në Ballkan, është diçka e re që po ndodhë dhe është një teknologji e re e këtij bari. Prandaj, besoj që nuk do të ketë më probleme për futbollistët siç janë të njohura nyjave, por është thuajse sikurse të jetë terren natyral. Është i kushtueshëm, normalisht më i kushtueshëm se krejt tjerë dhe kostoja e tij diku është rreth 450-60 mijë euro,” tha Ademi.

Inaugurimin e tij e bëri ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.