Hamsik: E kryem punën tonë, ta bëjmë sërish në Anfield Foto: Reuters

Hamsik: E kryem punën tonë, ta bëjmë sërish në Anfield

28 November 2018 23:25

Sulmuesi i Napolit, Marek Hamsik thotë se ekipi i tij e ka kryer punën pas fitores prej 3 me 1 ndaj Crvena Zvezdës, por thotë se duhet ta bëjnë sërish në ndeshjen vendimtare në Anfield Road ndaj Liverpoolit.

Napoli e kishte mposhtur Liverpoolin në shtëpi me rezultat prej 1 me 0, dhe është në krye të Grupit C megjithatë nuk e ka ende të sigurt kalimin e fazës së grupeve, transmeton Koha.net.

“Kemi një grup fantastik dhe duhet të luajmë deri në fund. Liverpooli është shumë i vështirë, por kemi dëshmuar se mund ta mposhtim dhe mendoj se do të jetë një ndeshje spektakolare në Anfield. Në minutën e 90 njerëzit filluan të festonin dhe mendojmë se është rezultat pozitiv. Kryem punën tonë, dhe tani duhet ta bëjmë edhe në Anfield”, është shprehur Hamsik për Sky Sport Italia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme