Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazardi do të mungojë ndaj PAOK-ut

Eden Hazard do t’i mungojë Chelseat në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër PAOK-ut, të enjten, për shkak të një lëndimi të vogël, ka bërë të ditur tekniku italian i skuadrës, Maurizio Sarri.

Sulmuesi, së fundmi, e ka lënë prapa lëndimin në shpinë, por trajneri i Chelseat thotë se ylli i skuadrës tani ka probleme me thembër, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, Sarri beson fuqishëm se ai do të jetë i gatshëm për “Blutë e Londrës” kundër Fulhamit, të dielën.

“Hazard nuk ka lëndim serioz. Ai nuk do të mund të luajë të enjten, por do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Premier League”, ka thënë Sarri për Sky Sports.

Hazardi nuk ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit për Chelsean, por shqetësimi i Sarrit mbetet në atë se forma e tij po ndikohet nga dëmtimet e fundit që i ka pasur.