Sport

Katër ekipe pas Arbër Zenelit

Katër ekipe të njohura janë vënë pas sulmuesit të krahut të Kosovës, Arbër Zeneli, i cili luan me Heerenveenin në Holandë.

Futbollisti i cili edhe me Kosovën ka treguar suksese të mëdha, me katër gola në Ligën e Kombeve, me het-trik ndaj Azerbajxhanit, ka zgjuar interesimin e Ajaxit, Fenerbahçes, Fiorentinës e PSV-së, transmeton KTV.

23-vjeçari në Holandë me Heerenveenin, në 14 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar tri gola derisa ka dhuruar edhe 7 asistime.