Sport

Rast i çuditshëm në Euro Ligë, realizohet kosh me kokë

Khimki Moskow Regionit iu kthye fati në ndeshje në momentin më të çuditshëm kur një basketbollist realizoi dy pikë me kokë.

Në ndeshjen kundër Buduçnostit Stefan Markoviq kërceu për tre pikë, por në momentin e fundit e pa të lirë qendrën Jordan Mickey dhe vendosi t’ia pasonte topin. Mickey mendoi se Markoviq do të gjuante dhe ktheu kokën për kërcim nën trapez ndërsa realizoi me kokë kur Markoviqi e goditi me top.