Sport

Reali mohon se Ramosi doli pozitiv në doping pas finales së “Championsit”

Reali mohon se Ramosi doli pozitiv në doping pas finales së “Championsit”
 

Sergio Ramosi është akuzuar se kishte dalë pozitiv në testet e dopingut që u realizuan pas finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2017.

Football Leaks ka zbuluar se kapiteni i Real Madridit i ka ikur dënimit edhe pse ishte pozitiv për një drogë të palejuar, për të cilën dy atletë janë dënuar me dy vjet larg sportit.