Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin.
Sipas njoftimit nga FFK-ja, Ademi është uruar nga Çeferini për suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve.
Gjatë takimit u diskutua për projektet dhe strategjitë e FFK-së, ndërsa Çeferin ftoi Ademin në një takim më 12 dhjetor.
Në Sarajevë, Ademi ka takuar edhe zyrtarë tjerë të FIFA-s dhe homologë nga federatat tjera.