Sport

Prishtina mposhtet thellë në shtëpi

Prishtina mposhtet thellë në shtëpi
Foto: Ilustrim
 

Klubi i basketbollit Prishtina ka pësuar humbje të thellë në shtëpi në xhiron e fundit të Grupit E në FIBA Europe Cup, duke u mposhtur nga Bakken Bears i Danimarkës me rezultat 77:100.

Prishtina nisi mirë ndeshjen duke fituar 27:16 në periudhën e parë, por mysafirët u kthyen fuqishëm në dhjetëminutëshin e dytë duke përmbysur rezultatin. Periudha e dytë i takoi danezëve me rezultat 12:29. Edhe dy periudhat e fundit i takuan plotësisht Bakken Bearsit.