Kosova ka fituar thellë ndeshjen vendimtare të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve ndaj Azerbajxhanit për të kaluar një rang më lartë, në Ligën C.
“Dardanët” shkelën azerët në “Fadil Vokrri” me rezultat 4 me 0.
Tre gola i shënoi superylli Arbër Zeneli, teksa një tjetër u realizua nga Amir Rrahmani.
Kosova mbyll Grupin D3 në pozitën e parë me 14 pikë në tabelë, me katër fitore e dy barazime e me goldiferencë prej 15:2.
Pos kalimit në Ligën C, Kosova është kualifikuar në “Play-Off” të Ligës së Kombeve ku do të luajë me Maqedoninë në gjysmëfinale në mars të vitit 2020. Nëse mposht Maqedoninë, Kosova luan në finale me fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi për të siguruar një vend në Kampionatin Evropian 2020.
90’ – Mbyllet ndeshja. Kosova fiton bindshëm. Arrin sukses historik. Kualifikohet në Ligën C dhe në gjysmëfinale të “Play-Offit” për kualifikim në Evropianin 2020.
85’ – Besar Halimi hyn në fushë. Zëvendëson kapitenin Valon Berisha. Kosova përfundon zëvendësimet.
84’ – Kosova vazhdon të dominojë duke rrezikuar sërish portën e kundërshtarit.
76’ – GOL. Arbër Zeneli kompleton hat-trickun. Realizon sërish supergol.
74’ – Milot Rashica largohet nga loja për t’i liruar vendin Edon Zhegrovës. Të gjithë tifozët janë ngritur në këmbë për të përshëndetur Rashicën për kontributin në këtë ndeshje.
69’ - Atdhe Nuhiu inkuadrohet në lojë. Zëvendëson Vedat Muriqin.
66’ - Kërcënojnë mysafirët. Muriqi sërish nuk lejon që topi të përfundojë në rrjetë. Pret gjuajtjen e fuqishme të Abbasovit. Rivënie këndore për Azerbajxhanin. Sërish në zonë i suksesshëm Muriqi që largon topin.
61’ – GOL. Kosova trefishon epërsinë. Amir Rrahmani realizon me kokë, pas harkimit të Benjamin Kolollit. Kololli asistoi edhe në golin e parë të Zenelit.
60’ – Tjetër karton i verdhë. Khalilzade i Azerbajxhanit ndëshkohet pas ndërhyrjes në Shalën.
58’ – Fidan Aliti ndëshkohet me karton të verdhë.
58’ – Herolind Shala gjuan nga distanca, por topi përfundon direkt e në duart e portierit mysafir.
52’ – Mysafirët fitojnë një rivënie këndore. S’ka rrezik.
50’ – GOL. Sërish realizon Arbër Zeneli. Kosova dyfishon epërsinë. Këtë herë për Zenelin ka asistuar Vedat Muriqi.
48’ – Azerbajxhani tenton të shënojë nga distanca. Goditja e Nazarovit përfundon larg nga porta.
46' - Vetëm një ndryshim në fushë. Ismayilov inkuadrohet në vend të Dadashovit te Azerbajxhani.
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Kosovë – Azerbajxhan, e vlefshme për xhiron e fundit të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve. Rezultati aktual është 1 me 0 për Kosovën. Të vetmin gol e shënoi Arbër Zeneli në minutën e dytë.
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Kosovë – Azerbajxhan me epërsinë minimale për “Dardanët”. Arbër Zeneli shënoi golin e vetëm në minutën e dytë.
44’ – Karton i verdhë për Abdullayevin për ndërhyrje ndaj Milot Rashicës.
42’ – Benjamin Kololli rrezikon sërish portën e Azerbajxhanit. Gjuajtja e tij devijohet nga mbrojtja mysafire.
41’ – Arijanet Muriqi dëshmon talentin. Pret gjuajtjen e fuqishme të Almeidas nga distanca. Mbetet rezultati 1 me 0 në të mirë të Kosovës.
36’ – Këndore e dobët nga mysafirët. Topi te Muriqi.
36’ – Rivënia e dytë këndore për mysafirët.
29’ – Valon Berisha gjuan, por topi përfundon jashtë portës.
28’ – Rast i mirë për Kosovën. Gjuajtja e lirë afër zonës së rreptësisë.
25’ – Rivënia këndore nuk rrezikon Kosovën. Topi largohet lehtësisht nga Fidan Aliti.
24’ – Korner për mysafirët pas një gabimi nga Valon Berisha.
20’ – Kosova dominon në posedim të topit. Mysafirët akoma s’kanë rrezikuar asnjëherë portën e portierit të ri kosovar Arijanet Muriqi.
17’ – Korneri nuk sjell rrezik për Azerbajxhanin, por Kosova vazhdon të mbajë posedimin e topit.
16’ – Kosova kërcënon mysafirët me kundërsulme. Vjen korneri i parë në ndeshje për Kosovën.
10’ – Karton i verdhë për azerët. Nazarov bëhet lojtari i parë që ndëshkohet me karton të verdhë.
5’ – Kosova ka iniciativën në fushë. Posedimi i topit më shumë te ekipi kosovar.
2’ – Gol në minutën e dytë. Ka realizuar gol të jashtëzakonshëm Arbër Zeneli.
Ka nisur në “Fadil Vokrri” përballja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve.
Ndeshja është vendimtare për të përcaktuar fituesin e grupit dhe ekipin që shkon në “play-off” për kualifikim direkt në Euro 2020.