Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

13-vjeçari me mustaqe, lojtar i Real Madridit

Jude Bellingham, Fran Garcia e Arda Guleri kanë shkaktuar bujë në rrjetet sociale për transferimin te Real Madridi. Por jo sa transferimi i Iker Diepas te klubi madrilen.

Iker Diepa Diaz është 13-vjeçar, por nuk tregon të njëjtën moshë në paraqitjen e tij.

“Bild” ka shkruar se mustaqet e Diazit kanë shkaktuar bujë në rrjetet sociale, në momentin që ai është shfaqur me fanellën e madrilenëve.

Klubi mbretëror e zyrtarizoi atë në Twitter, në vikendin e kaluar.

Ai do të zhvillohet në grupmoshën U14 të Realit.

Diepa u lind në vitin 2010, ndërsa për një kohë ishte te të rinjtë e Las Palmasit.

Edhe “Guleri i ri”, transformim i jashtëzakonshëm i turkut të Real Madridit Futboll “Guleri i ri”, transformim i jashtëzakonshëm i turkut të Real Madridit

Pas komenteve, disa prej tyre qesharake e disa me pyetje nëse është mosha e vërtetë e lojtarit, Akademia e Realit, “La Fabrica”, intervenoi duke komentuar në Instagram.

“Komentet e juaja janë turpëruese. Nuk e keni idenë se çfarë po flisni”, ka shkruar “La Fabrica”.