Holanda ka arritur të nxjerrë një barazim si mysafir i Gjermanisë për të siguruar kualifikimin në “Final-Four” të Ligës së Kombeve.
2 me 2 ishte rezultati përfundimtar që çoi Holandën në katër më të mirat.
Timo Werner dhe Leroy Sane shënuan golat për ish-kampionen e botës, teksa Quincy Promes dhe Virgil Van Dijk në pesë minutat e fundit të ndeshjes realizuan për Holandën.
Në tabelën e Grupit 1 të Ligës A, Holanda është e para me shtatë pikë, aq sa ka edhe Franca që mbetet e dyta. Gjermania e fundit me dy bie në një rang më të ulët, në Ligën B.