Klubi më i trofeshëm shqiptar në basketboll, Z Mobile Prishtina të mërkurën do të luajë ndeshjen e radhës në grupin E, në Fiba Europe Cup.
Z Mobile Prishtina tashmë e kualifikuar në mesin e 16 ekipeve më të mira në këtë kompeticion, ka shtuar ambiciet e saj pasi që në ndeshjen direkte kundër Bakken Bears do ta kërkoj edhe vendin e parë në grupin E, raporton Koha.net.
Të mërkurën nga ora 20:00 në këtë super përballje pritet që atmosfera të jetë e zjarrtë dhe pritet që ndeshjen ta ndjekin afro 3,000 tifozë.